Tokio 2020

Golfisti amerikan DeChambeau humb Lojërat Olimpike shkaku i COVID-it

Foto: AP
 

Golfisti amerikan Bryson DeChambeau ka mbetur jashtë Lojërave Olimpike “Tokio 2020” pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Kampioni i US Openit në vitin 2020, ishte paraparë të debutonte në Lojërat Olimpike, ndërsa ende nuk kishte udhëtuar në Japoni.