Tokio 2020

Osmani: Në këtë ditë zie për popullin tonë, Nora i solli dritë Kosovës

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi xhudistja Nora Gjakova fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘’Tokio 2020’’, e dyta për Kosovën në këto Lojëra dhe e treta në përgjithësi.

‘’Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës. Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi. Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit!’’, ka shkruar Osmani në Facebook.