Tokio 2020

Bach ia ndau medaljen Nora Gjakovës

Foto: IJF
 

Kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, ia ndau medaljen e artë olimpike Nora Gjakovës sot në Tokio.

Gjakova fitoi medaljen e artë olimpike në kategorinë deri 57 kilogramë. Për Kosovën është medalja e dytë e artë olimpike në Tokio, pas asaj të fituar të shtunën nga Distria Krasniqi. Majlinda Kelmendi kishte fituar të artën në “Rio 2016”.