Përfaqësuesja e SHBA-së në basketboll në konkurrencën e meshkujve, është kthyer te fitorja në turneun olimpik.
Pas humbjes në ndeshjen e parë të Lojërave Olimpike nga Franca (83:76), amerikanët kanë triumfuar në duelin e dytë të Grupit A bindshëm ndaj Iranit.
Ndeshja e luajtur të mërkurën në Saitma, është mbyllur me rezultatin 120:66 në favor të amerikanëve.
Devin Booker ishte më efikasi te SHBA-ja me 16 pikë, ndërsa Jayson Tatum shtoi 14 sosh. Ndërkohë, për Iranin që regjistroi humbjen e dytë në po aq ndeshje të luajtura në Lojërat Olimpike, më i dalluari ishte ish-qendra e NBA-së, Hamed Haddadi me 15 pikë të realizuara. Në Grupin B, humbjen e dytë e ka regjistruar edhe Përfaqësuesja e Nigerisë. Nigerianët pësuan nga Gjermania me rezultatin 99:92.
Për gjermanët, kjo ishte fitorja e parë në turneun olimpik, kurse më efikasi ishte Johannes Voigtmann me 19 pikë. Te Nigeria u veçua Jordan Nwora me 33 pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.