Tokio 2020

Volejboll, SHBA-ja eliminohet herët nga Olimpiada

 

Ekipi amerikan i volejbollit në konkurrencën e meshkujve është eliminuar në fazën e grupeve të turneut olimpik për herë të parë që nga viti 2000. SHBA-ja, të dielën u mposht 3:0 (25:21, 25:23, 25:23) në sete nga Argjentina për ta konfirmuar eliminimin.

Amerikanët i kishin fituar dy prej tri ndeshjeve të para, përpara se të pësonin nga Brazili e Argjentina për të përfunduar në vendin e pestë në Grupin B, pozitë që nuk mjaftoi për t’u kualifikuar në çerekfinale.