Tokio 2020

Mbreti Caeleb: Dressel i bashkohet klubit elitar të olimpistëve

 

Nuk kishte gëzim në proces për notarin Caeleb Dressel. Net pa gjumë, pothuajse pa oreks në Olimpiadë, pasi ishte i shkëputur nga gruaja, familja dhe miqtë e tij në Florida. Sidoqoftë, në fund, e gjithë kjo ia vlejti plotësisht. Duke mbërritur në Tokio si një nga sportistët më të zhurmshëm të Lojërave, Dressel e rrëmbeu momentin me shfaqje shkëlqyera, njëra pas tjetrës. Në kohën kur ai mbaroi punën të dielën, 24-vjeçari kishte grumbulluar pesë medalje të arta – nga një për çdo garë ku kishte një shans - për të kërkuar vendin e tij në klubin elitar të notit. Vetëm katër notarë të tjerë kishin rrëmbyer pesë medalje të arta në një Olimpiadë të vetme: Michael Phelps (e bëri në tri Olimpiada, Mark Spitz, Kirstin Otto dhe Matt Biondi. Tani, me Dresselin janë pesë. Dressel i mbylli Lojërat e tij me një fitore dominuese në 50 metra krol stilin e lirë 50 metra dhe një paraqitje verbuese në stilin e delfinit në stafetën e përzier 4x100 metra për ta ndihmuar SHBA-në që ta thyejë një rekord 12-vjeçar. Dressel iu gëzua suksesit të tij, por pranoi se disa prej garave nuk i ka shijuar aspak.

“Jam me të vërtetë i lumtur që mbaruam tani”, tha ai. “Nuk ishte aspak një javë e lehtë. Unë mendoj se disa pjesë ishin jashtëzakonisht të këndshme, ndonëse shumica prej tyre nuk ishin”.