Tokio 2020

Yjet mungojnë në turneun olimpik të futbollit për shkak të klubeve

 

Disa nga aspektet e pazakonta rreth futbollit olimpik të meshkujve janë më të qarta kur merret parasysh mungesa e yllit Neymar. Ky vendim përzgjedhës nuk varej nga Brazili, por nga klubi i Paris Saint-Germainit dhe trajneri Mauricio Pochettino. Neymar mund të pengohet që të bëjë më shumë ndeshje për vendin e tij sesa të përgatitet për një sezon të ri me ekipin që i paguan miliona euro në muaj. Në mungesë të Neymarit, Brazili ka llogaritur në Richarlison për gola në Lojërat Olimpike. Edhe pse si Neymari, Richarlisoni kishte qenë i grumbulluar me Brazilin për dy muaj. Të dy ishin në ekipin e Brazilit që humbi nga Argjentina tri javë më parë në finalen e Copa Americas. Ndryshe nga Neymari, ekipi i Evertonit ishte i gatshëm të lejonte Richarlisonin të shtyjë kthimin e tij për sezonin e ri të Premier League për të ndihmuar Brazilin të mbrojë medaljen e artë olimpike.

“Është një ëndërr të vish këtu”, tha Richarlison para gjysmëfinales të së martës kundër Meksikës. “Si fëmijë, unë gjithmonë shikoja ndeshjet në televizor dhe gjithmonë doja të luaja në Olimpiadë, kështu që luftova për të qenë këtu. Jam shumë i lumtur dhe falënderova Evertonin që më liroi. Nëse nuk do të ishte për ta, unë nuk do të isha këtu. Ata më japin pagën”.