Tokio 2020

Pas pushimit të gjatë, Nadal kthehet në turneun e Washingtonit

 

Tenisti Rafel Nadal po kthehet pas mungesës në “Wimbledon” dhe Lojërat Olimpike “Tokio 2020” shkak i problemit me këmbët. Ai bëri të ditur se do të kthehet në turneun “Citi Open” që mbahet në Washington, dhe zbuloi se për tri javë nuk e ka prekur fare raketën me dorë.

Ky kthim i Nadalit është para fillimit të Grand Slamit “U.S. Open”. Nadal ka pushuar që nga data 11 qershor kur u mposht në gjysmëfinale të “French Openit” nga Novak Gjokoviqi.