Tokio 2020

Sportistja transgjinore Hubbard bën histori në “Tokio 2020”

Foto: AP
 

Sportistja transgjinore Laurel Hubbard ka bërë histori në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, por ka dështuar të regjistrojë rezultat në kategorinë mbi 87 kilogramë në konkurrencë të grave.

Hubbard është bërë atletja e parë transgjinore që garon në Lojërat olimpike, në një gjini tjetër nga ajo në të cilën është lindur.