Tokio 2020

Kanadezi De Grasse i artë në 200 metra

 

Atleti nga Kanadaja, Andre de Grasse e ka fituar medaljen e artë olimpike në Tokio në garën e vrapimit në 200 metra.

De Grasse, në finalen e mbajtur të mërkurën, pati kohë prej 19.62 sekondave për ta fituar medaljen e artë. Ai vendosi rekord personal.