Tokio 2020

Komiteti Olimpik i Brazilit e kritikon përfaqësuesen e futbollit

 

Komiteti Olimpik i Brazilit do të marrë masa kundër përfaqësueses braziliane të meshkujve në futboll pasi lojtarët refuzuan ta vishnin uniformën zyrtare olimpike gjatë ceremonisë së medaljeve në Lojërat e Tokios të shtunën.

Komiteti lëshoi komunikatë për media të dielën, duke e dënuar qëndrimin e lojtarëve dhe Konfederatës së futbollit të Brazilit, pasi skuadra e mposhti Spanjën në finale dhe e fitoi të artën.