Tokio 2020

Pos për organizim, Japonia mund të mburret edhe për numrin e medaljeve

Foto: AP
 

Pavarësisht pandemisë, shtyrjes njëvjeçare dhe kostos së lartë, japonezët mund të ndihen mirë kur ta shikojnë listën e vendeve më të suksesshme në Tokio 2020. Sportistët e Japonisë ishin të suksesshëm në Lojërat e organizuara në Tokio, njëjtë si në vitin 1964.

Japonia pati bilancin më të mirë olimpik të saj në secilën kategori - më së shumti medalje të arta (27), më së shumti në total (58) - dhe vendi i tretë për medaljet e arta, prapa dy shteteve shumë më të mëdha, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.