Tokio 2020

Distria është e lumtur që i ka bërë krenarë qytetarët e vendit

 

Kampionia olimpike në kategorinë deri në 48 kilogramë në xhudo, Distria Krasniqi, e realizoi ëndrrën e saj në Tokio 2020, lojëra që u mbyllën të dielën.

Distria kishte fituar të artën në ditën e parë të garave, por aromën e suksesit e kishte nuhatur që në Rio të Brazilit, ku Majlinda Kelmendi e kishte fituar medaljen e artë.