Vështrime

Diktatura polake e mitit

Heroizmi është i rrallë dhe për këtë arsye i jepet një nder aq i madh. Nëse një shtet i tërë bëhet heroik, atëherë termi do ta humbiste kuptimin. E beteja e mundimshme e Kaczynskit dhe Morawieckit për ta lustruar reputacionin historik të Polonisë është një përpjekje e kotë.

Nuk mund t’i ikësh historisë në Poloni. Gjatë një seance të organizuar me nguti, nga fundi i qershorit, Sejmi polak (Dhoma e Ulët e Parlamentit) e kaloi një amendament të Ligjit mbi Institutin e Kujtimit Kombëtar, duke e shfuqizuar amendamentin e miratuar në janar të këtij viti. Duke hyrë në fuqi menjëherë, atribuimi i fajit tek Polonia për krimet naziste të periudhës së Luftës së Dytë Botërore nuk do të ndëshkohej më me tre vjet burgim.