Vështrime

Janusz Bugajski: Ndarja e Kosovës lojë ruse për copëtim të Ballkanit

Vizita triumfale e Presidentit Vladimir Putin në Beograd kishte për qëllim të konsolidonte pozitat ruse në Ballkan. Serbia dhe Rusia nuk kanë aleancë të ngushtë, por çiftosje asimetrike përmes së cilës Kremlini shfrytëzon dominimin e vet dhe e trajton Beogradin si surrogat të dobishëm. Presioni vjen në rritje kur Moskës i duhet Serbia të përmbushë detyra të caktuara ndërkombëtare në favor të Rusisë sikurse është e qartë edhe nxitja e tanishme drejt ndarjes së Kosovës.

Gjatë luftërave të 1990-s, Beogradi kërkoi dhe i duhej solidariteti rus si për të ruajtur integritetin territorial të Jugosllavisë për të krijuar në këtë mënyrë Serbinë e Madhe, ashtu edhe për të mbajtur kontrollin mbi Kosovën. Moska manipuloi ankesat e Serbisë kundër SHBA dhe NATO-s për të demonstruar se Rusia vazhdonte të mbetej faktor i rëndësishëm në çështjet evropiane. Që prej largimit të Millosheviqit, qeveritë serbe kanë intensifikuar rolin e tyre si partnerë më të vegjël të Rusisë duke i mundësuar Putinit të transformojë Serbinë në bazë të Moskës në Ballkanin Perëndimor.