Vështrime

Një propozim për Albinin dhe Vjosen

Albin Kurti e Vjosa Osmani para se për vetën dhe partitë duhet të mendojnë seriozisht për fatin e rrezikuar të Kosovës

Koalicioni parazgjedhor LDK-VV ishte i pamundur për shumë shkaqe. Në njërën anë Kurti ishte lider i pakontestueshëm në subjektin e tij, ndërkaq Vjosa Osmani doli në pah, vetëm falë një trysnie të thellë e të kahershme të anëtarësisë së LDK-së, të pakënaqur deri në rebelim me Kryesinë e saj, ku ka njerëz që nuk meritojnë të jenë as anëtarë të thjeshtë të LDK-së e lëre më përgjegjës të saj.