Që të mos përfundoni në kurthin e rrenave të fanatikëve fetarë...

Enver Robelli Enver Robelli 12 September 2019 08:26

Mbi shaminë si simbol jofetar dhe regresiv

1.
Askund në Kuran nuk shkruan se gratë duhet të mbulojnë kokën, e lëre më fytyrën. Në Kuran shkruan: mbuloni pjesët e turpshme, intime të trupit. Fytyra nuk është pjesë e turpshme! Po të ishte, atëherë do të duhej të mbuloheshin edhe burrat. Burrat nuk mbulohen, gratë po. Pse? Sepse burrat e prapambetur (dhe kinse myslimanë, bashkë me imamët e ndyrë) thonë: një grua kryeshtruar mund të ndezë epshe seksuale te burrat.

Nëse është kështu, atëherë burri mysliman nuk po dalluaka nga mëzati. Andaj, gra e vajza të çmuara, shporreni shaminë, sepse kështu i emanciponi edhe burrat! Shamia është veç problem dhe kërkesë e burrave që s’janë zot të ndjenjave të tyre.

2.
Kërkesa e burrave kinse myslimanë që gratë të bartin shami është kërkesë për skllavërimin e gruas. Një grua e skllavëruar i nënshtrohet vullnetit të burrit autoritar. Shamia është instrument i nënshtrimit! Përmes shamisë burrat autoritarë, konservatorë dhe të prapambetur synojnë të kontrollojnë trupin e grave, dukjen e tyre, personalitetin e tyre, mendjen e tyre.

Shamia nuk është simbol fetar. Shamia është shenjë e një «kulture» para-mesjetare. Nga kjo «kulturë» janë larguar edhe gratë e emancipuara të botës arabe. Nga kjo «kulturë» duhet të largohen edhe mijëra gra të mashtruara të botës shqiptare. Shporreni këtë copë tekstil, sepse me tekstil nuk mbroni as nder, as iman.

3.
Kurthi i islamikëve është ky: ti e kritikon ideologjinë e tyre, ata thonë: «Po na e kritikon fenë». Jo, fenë, jo! Por ideologjinë vrastare po. Atë duhet kritikuar fuqishëm. Keqpërdorimin e fesë që e bëni për agjenda prapakthyese duhet kritikuar. Duhet goditur pamëshirshëm imamët që rrejnë miletin. Që manipulojnë. Që fyejnë inteligjencën e shoqërisë.

Që pasurohen duke u marrë para njerëzve me retorika të rrejshme. Që nxisin të rinj e të reja të shkojnë në Siri për të luftuar «satanin amerikan», pasi ai «satani amerikan» më 1999 ua dhuroi lirinë duke luftuar 78 ditë pandërprerë. Se po të mos ishte ky «satani» (në fakt: dalëzotësi çlirimtar e perëndimor i Kosovës) një pjesë e madhe e shqiptarëve do të ishin shoqëri në shthurje e sipër, shoqëri e shpërndarë nëpër botë si refugjatë.

Milet muhaxhir do të ishin. Kritika kundër ideologjisë fetare islamike është domosdoshmëri e përhershme për të shpëtuar shqiptarët nga trushpëlarja, nga poshtërimi dhe degradimi i dinjitetit njerëzor e kombëtar.

Në projektin për nxitjen e ekstremizmit fetar islamik investohet shumë nga popujt që islamikët shqiptarë i quajnë «popuj vëllezër». Vetëm rezistenca e hapur dhe e patrembur kundër kësaj murtaje e kthen popullin shqiptar në rrugën e dijes dhe respektit - për çdo fe, por edhe kulturë dhe vlerë tjetër që njerëzimin e çon përpara dhe jo në qorrsokak.

4.


Gruaja myslimane duhet të mbulojë kokën me hixhab (ḥiǧāb), domethënë me shami. Kështu thonë islamikët me agjendë politike, por edhe besimtarët tepër konservatorë ose naivë. Por në suren 33, vargu 59, hixhabi nuk përmendet fare.

Përmendet xhilbabi, që dijetarët gjermanë e përkthejnë me «Gewand» apo «Überwurf», që i bie: një mbulesë, pelerinë për trup - që të mos shihen pjesët e turpshme, intime. Në shqip fjala xhilbab përkthehet si «shami», gjë që është e pasaktë, sepse për shami ekziston fjala hixhab.
 

Në suren 24, vargu 31, u bëhet thirrje grave të mbulojnë gjoksin me pelerinë (arabisht: khimar). Në gjermanisht: «Und sag den gläubigen Frauen, sie sollen (...) ihre Tücher (chimâr) über ihre Busen ziehen». (Thoni grave besimtare të mbulojnë gjoksin me pelerina).

Në disa përkthime shqip të Kuranit (në mos në të gjitha) gjoksi përkthehet me kraharor, i cili, sipas Fjalorit të Gjuhës Shqipe, përshkruan pjesën nga qafa deri te barku. Gjermanët janë më precizë. Dhe kjo është e kuptueshme.

Përkthimi i parë i Kuranit në gjermanisht u bë më 1616 nga Salomon Schweigger, predikues evangjelist dhe udhëtar nëpër Orient. Që nga atëherë Kurani është përkthyer disa herë në gjermanisht nga orientalistë mahnitës gjermanë. Sa për krahasim: përkthimi i parë i plotë i Kuranit në gjuhën shqipe u bë tek në vitin 1984 nga orientalisti Feti Mehdiu.


Të kthehemi te çështja e sureve dhe te shamia. A po e vëreni mungesën e logjikës? Në dy suret e Kuranit, të cilave islamikët u referohen si burim i obligimit për bartjen e shamisë nga gratë, fjala shami (hixhab) nuk përmendet fare. Si është e mundur që zoti, për të cilin thuhet se e ka shpallur Kuranin përmes të dërguarit të tij, të përdorë dy shprehje krejtësisht të ndryshme për një gjë, një objekt? Nëse zoti do të kishte menduar shaminë do ta kishte thënë këtë qartë: hixhab (ḥiǧāb). Nuk do të kishte përdorur herë fjalën xhilbabi dhe khimar.


Interesant është po ashtu se në suret përkatëse askund nuk përmendet fjala kokë. Ngatërresën gjuhësore e kanë shkaktuar burrat që e kanë interpretuar Kuranin sipas interesave të tyre politike apo kulturore. Kështu ata e fyejnë çdo ditë zotin e tyre duke i veshur gjëra që s'i ka thënë, pra as shami, as kokë. Pra, refuzojeni shaminë si shenjë të injorancës dhe simbol të ideologjisë islamike!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Rrota18/09/2019 11:53

Me shami a cullak a qysh doni ,,,ham e pim ushqime me KEMIKALE ,,,na ka rrujt dreqi e hajt....

naim19/09/2019 13:49

Po z.Enver mirë e ke dhe ështe e vertet krejt ajo qe e thua por shqiptari nuk ështe as pak fetarë dhe ky artikull nuk vlenë per ne .Feja te ne shqiptaret eshte interes ekonomik apo politk. Nuk kemi ne fanatik te feve ,ata jan manipulues dhe kan perfitime ekonomike ne bashkëpunim me qeverin (shtetin).Të dyja palët kan te perbashket shperlarjen e trurit te njerzeve dhe qe ata te jen te mvarur nga feja apo matrapazet qe e udheheqin shtetin.

Naim G. 19/09/2019 13:50

"… Kritika kundër ideologjisë fetare islamike është domosdoshmëri e përhershme për të shpëtuar shqiptarët nga trushpëlarja, nga poshtërimi dhe degradimi i dinjitetit njerëzor e kombëtar … Vetëm rezistenca e hapur dhe e patrembur kundër kësaj murtaje e kthen popullin shqiptar në rrugën e dijes dhe respektit … " Nuk kam per te shtuar asgje, pervec habise se deritashme, se pse nuk i drejtohemi me qartesi dhe guxim ketij problemi tone te madh historik e aktual.

Naim 13/09/2019 12:56

Te lumte!..., faleminderit per kete shkrim sqarues dhe opinion plotesisht te vertete!

Halili Strellc13/09/2019 13:01

Enver, ti si një kolos i shkrimeve, mendoj se kur shkruan për fenë Islame, duhet të jesh më i matur. Kurani, është në gjuhën Arabe por jo i arabëve andaj, mund të ketë edhe gabime gjuhësore. Enver, ti nuk besoj se e njehë arabishten

Kariman Mamuti13/09/2019 12:58

Eshte koha qe te shkruajne per kete teme edhe nejrez normal, vetem te paditurit merrenme kete teme deri me tash...

arti13/09/2019 12:57

Mrb Z.Enver un pajtohem plotsisht me Bardhin . klm

Limani13/09/2019 13:04

E kam verejtur Z. Robelli qe keni ne nje farme forme urrejte ndaj fese, te ciles i takojne 95% e shqiptareve ne Kosove, dhe arsyet qe ti i permend, nuk jane argumente, pra keqperdor nje verset Kuranor, perderisa trajtimet e nje ceshjteje dijetaret nuk e marrin vetem Kuranin, por edhe theniet profetike, e te cilat e plotesojne apo thene me mire, e komentojne me se miri aty ku dicka Zoti i drejtohet ne menyre alegorike.

Bardh Dodona13/09/2019 13:05

Ma n'fund dikush e merr guximin dhe durimin m'e pa primitivizmin e damshem e t'rrezikshem n'sy. Jemi shume mbrapa, jo vetem per punen e shamiave. Jemi mbrapa edhe kur i nxjerrim jashte pjeset intime te trupit. Primitivizem edhe njana edhe tjetra. Ne bote takon gra qe e perdorin shamine, por kryesisht si forme rrebelimi ndaj zhvleresimit qe grate dhe vajzat po i bajne vetes se tyne.

Bardh12/09/2019 14:11

Enver, shkrimet e tua dhe te Flakes i lexoj me vite vecse po hyn ne nje teme per te cilen nuk ke njohuri. Menyra se si po shkruan per imamet po duket sheshazi qe eshte frustruese. Analizat e tua politike jane te mrekullueshme kurse temat religjioze nuk jane pika jote me e forte!

uri12/09/2019 14:12

ne shkrim ju u drejtoheni grave dhe vajzave besimtare qe besojn ne kuran, ose ne perkthim te tij. mendoj se shkrimi do te ishte i kompletuar, nese do ti keshilloni edhe ato besimtare cka nuk mbajn shami, e qe besojne kuran, qe te keshillohen nga ato ajete cka i ke permend me larte. gjate veres dhe neper dasma te mbulojn kraharorin, stolit cdo te mire. paqe

Dritani12/09/2019 14:10

I nderuar z. Robelli, shkrim me vend. Shamine per femra nuk do e lejoja as me ligj e as me fe. Por per disa meshkuj te pafytyre, truthare, injorante dhe analfabete funksional shamine do e beja obligim. Sidomos per disa imame, politikane dhe biznesmene. Kjo do te ishte shpetim per pjesen tjeter te shoqerise.

Shto koment

Tjera nga Enver Robelli