Vështrime

“Tamburet” e integrimit

Në shtetet e Bashkimit Evropian më pozitivet dhe vullnetmira për të na i hapur bisedimet e anëtarësimit, këto ditë ka lëvizje dhe deklarata që shtyjnë përpara ujët e mullirit të integrimit për ne. Po ne? Çfarë bëjmë ne? Ne i kemi si sytë dhe veshët tek politika jonë e brendshme. Çfarë do të bëjë opozita e dalë nga Kuvendi? Çfarë do të ofrojë Qeveria për bisedime me opozitën e vetëmërguar?

Më 30 gusht, 11 ditë më parë, në Helsinki të Finlandës, ministrat e Jashtëm të 28 vendeve të Bashkimit Evropian folën për perspektivën e hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Disa prej tyre u ranë fort tambureve integruese për Ballkanin Perëndimor. Shumica pohuan se nuk ka pse të gjykohen për procesin e anëtarësimit, veçmas të dyja vendet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Për to duhet vendosur së bashku. Ishin mesazhe-“tambure” të pastra integrimi. Dje, një muaj e dhjetë ditë përpara vendimit të Këshillit të Evropës për çeljen ose jo të bisedimeve më 19 tetor, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, u takua me homologun e tij kroat (të dyja vendet do të marrin kryesimin e Bashkimit Evropian gjatë vitit 2020). Dhanë edhe një konferencë për shtyp. Mass kërkoi që të hapeshin bisedimet, duke u shprehur: “BE duhet t’u ofrojë këtyre vendeve një perspektivë të besueshme evropiane”. Në shtetet e Bashkimit Evropian më pozitivet dhe vullnetmira për të na i hapur bisedimet e anëtarësimit, këto ditë ka lëvizje dhe deklarata që shtyjnë përpara ujët e mullirit të integrimit për ne. Po ne? Çfarë bëjmë ne? Ne i kemi si sytë dhe veshët tek politika jonë e brendshme. Çfarë do të bëjë opozita e dalë nga Kuvendi? Çfarë do të ofrojë Qeveria për bisedime me opozitën e vetëmërguar?