Vështrime

Pajtimi i brendshëm - i domosdoshëm në rrugën evropiane për Shqipërinë

Armiqësitë e brendshme politike në Shqipëri, të cilat nuk janë tejkaluar që nga rënia e komunizmit, ua bëjnë shumë të vështirë punën edhe miqve të saj jo të shumtë në Evropë. Thënia “na ndihmoni që të mund t’ju ndihmojmë” vlen për Shqipërinë më shumë se për cilindo vend tjetër. Sepse Shqipëria është lënë anash nga BE-ja më shumë se cilido vend tjetër në rajon, si për nga vëmendja, ashtu edhe për nga mbështetja dhe simpatia. Për problemet e të gjitha vendeve të rajonit disi kanë mirëkuptim. Ndërsa për problemet në Shqipëri nuk dinë kë ta fajësojnë tjetër, pos vetë shqiptarët. Një konsensus për Evropën në Shqipëri është i domosdoshëm.

Javën e shkuar isha në Tiranë me ftesë të Zyrës së presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, së bashku me kolegë nga portali “Politico”, gazeta gjermane “Die Welt” dhe ajo italiane “La Republika”.