Virusi si një e vërtetë e re

Veton Surroi Veton Surroi 18 March 2020 08:29

Washingtoni e Londra kësaj here nuk na shpëtojnë.

1. 

Mund ta shikojmë zanafillën e ditës së sotme të ngujimit kështu. Është një qytet Wuhan. Deri tash për shumicën prej nesh në këtë kënd të vogël të Ballkanit ky qytet shumëmilionësh ka qenë në anën tjetër të së vërtetës. Nuk kemi ditur për të, prandaj nuk ka ekzistuar. Qyteti është bërë i vërtetë, ka filluar të ekzistojë, një ditë kur në tregun e peshqve dhe të shtazëve e shpezëve të egra virusi ka kaluar prej lakuriqit te një kafshë e butë, te njeriu. 

Ndoshta ka kaluar si supë delikatese ekzotike, aso që hahen në pazar, supë lakuriqi. Ndoshta jo. Rrugë të njëjtë ka pasur edhe virusi. Nuk ka ekzistuar, sepse nuk kemi ditur për të. Prej asaj dite kur është paraqitur, ekziston, është i vërtetë. Mund ta shikojmë edhe kështu. Nuk ekzistojnë të vërtetat absolute. Pra, nuk ekziston as virusi i përkryer dhe i fundmë. Nuk ka virus absolut,  çdoherë do të ketë virus të ri. Koronavirusi, virusi me kurorë, është një version i ri, mutacion, i viruseve të mëparshme. Pra, është një e vërtetë e re ndaj së cilës nuk jemi mësuar. Trupi ynë nuk është i përgatitur për këtë të vërtetë. Trupi ynë duhet të njihet e të bashkëjetojë me këtë të vërtetë të re. Këtu jemi sot. 


Vështrimin e plotë mund ta lexoni sot falas në Kohën Ditore. Klikoni këtu për t'u regjistruar.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Tjera nga Veton Surroi