Vështrime

Revolta e vetme në ditët dhe javët e ardhshme duhet të jetë kundër koronavirusit

Në këtë gjendje kushdo që hedh benzinë në zjarr për të ashpërsuar konfrontimet politike, është i papërgjegjshëm, pa marrë parasysh a është president, kryeministër apo “qytetar i thjeshtë”.

Kosova nuk ka nevojë për kurrfarë revolte politike në këto momente kritike. Përkundër mesazheve inkurajuese nga qeveria (tashmë e shkarkuar), situata me pandeminë do të shkojë drejt përkeqësimit, disa pacientë tashmë janë në gjendje të rëndë, të tjerë, fatkeqësisht, do të infektohen në ditët në vijim. Sistemi shëndetësor qëndron në këmbë të qelqta dhe mund të kolapsojë.