Vështrime

Kriza ka një emër: Thaçi

Thaçi mësyu që ta rrëzonte Kurtin. Arsyet do të kenë qenë të shumta, porse duket se ajo më e madhja qe se çështjen Kurti e shndërroi në luftë personale. Pos që Kurti do ta qiste në hije me elokuencë e mençuri, do t'ia qiste mbi sipërfaqe edhe shumë gjëra të tjera të këqija që janë akumuluar prej kohës kur Thaçi me partinë e tij e kishin marrë pushtetin në këtë vend

Porse, duke ditur se Kushtetuesja njëherë kishte vendosur t'ia akomodonte dëshirat Thaçit, askush nuk e përjashton mundësinë që këtë ta bëjë sërish, posaçërisht kur merret parasysh fakti se këta gjykatës kryesisht nuk janë zgjedhur për profesionalizëm, sa për simpati partiake e interesa grupore.