Vështrime

Një milion vende të punës dhe një kofshë pule për çdo kosovar

Si të vetëmbroheni si votues nga orteku i rrenave elektorale? Me mosbesim të shëndoshë dhe me bindje se Kosova ndryshon vetëm kur të shkëputet nga kthetrat e grabitësve. Kjo bëhet me votën tuaj.

Në pranverë gjithçka lulëzon. Pemët bulëzojnë, gjelbërimi mbulon natyrën, shkëlqimi i diellit gjallëron sytë dhe zemrat e njerëzve, uji i kristaltë i lumenjve freskon male, vadit ara e fusha. Sipas filozofit amerikan Henry David Thoreau, “pranvera është ringjallje e vërtetë, një copë pavdekësi”.