Vështrime

Reagimi i Valëza Oruçit

Ju drejtohem lidhur me kroniken e emituar ne lajmet qendrore te KTV-se, si dhe tekstin e botuar në portalin KOHA.net, autor i se ciles eshte gazetari Besnik Krasniqi.

Ne artikullin nga z. Krasniqi si dhe kroniken e emituar ne KTV, eshte konstatuar ne menyre arbitrare se gradimi im eshte i kunderligjshem, ndonese autori vet i referohet bazes ligjore te cilin e ka ne Vendim dhe rekomandimit qe kam marre nga Komisioni per Grada dhe Disipline - ne vitin 2018.