Vështrime

Një vjeshtë e rëndë përpara

COVID, kolaps social dhe ekonomik, negociata me Serbinë, Gjykata Speciale: Si të hyjë Kosova në vjeshtë politikisht më e fortë për t’u ballafaquar me të gjitha këto sfida?

1.

Kosovën e pret një vjeshtë e vështirë, në kohë paqeje ndoshta më e vështira. Nëse vazhdojnë zhvillimet e kësaj vere, atëherë vendi do të hyjë në vjeshtë me një krizë të thellë shëndetësore e sociale të krijuar nga COVID-19.