Vështrime

Homo Ballkanikus 2020

Ishte ky një tentim i vockël i imi që në stil të George Orwellit dhe veprës së tij 1984 ta bëja përshkrimin konspirativ të vitit 2020. Edhe pse Orwelli ishte shumë më largpamës nga distanca kohore, të cilën ai e ka shkruar veprën e tij dhe gjërat të cilat i ka parashikuar se do të ndodhnin në shoqërinë njerëzore dhe zhvillimin teknologjik, i cili për pasojë si efekt të fundit do ta kishte humbjen e privatësisë së individit. Po çka ka t’i hyjë humbja e privatësisë homo ballkanikusit në rrugë, kur çdo aktivitet i tij ditor bazohet në dëshirën e tij që t’i dijë të gjitha punët e huaja

E enjte. Zgjohem herët si zakonisht dhe filloj së shkruari Ditarin tim. Si gjithnjë, problemi se cilën temë ta trajtoj, nga t’ia filloj mbetet persistent edhe kësaj here.