Vështrime

Në 20-vjetorin e vrasjes brutale të Shefki Popovës

Në 20-vjetorin e vrasjes brutale të Shefki Popovës
Kur një gazetar vritet, nuk është vetëm shpirti i tij apo asaj ai që mbaron, por po ashtu edhe liria e shprehjes e të gjithë neve (Foto: Shefki Popova dhe Roberto Montella)

Letër e hapur nga sekretari i përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Roberto Montella, me rastin e 20-vjetorit të vrasjes së Shefki Popovës

Të dashur Turkane, Albina, Dafina e Dijar Popova,

Me një kujtim tejet të gjallë për bashkëshortin dhe babanë tuaj, mikun tim të dashur Shefki, ju shkruaj sot, në 20-vjetorin e vrasjes brutale të tij, që të ndaj me ju pikëllimin dhe trishtimin që vazhdojnë të jetojnë në mua prej asaj nate të tmerrshme të 10 shtatorit 2000 në Vushtrri.