Vështrime

Sheshi Dickstein

Dy libra për ndikimin rus në Amerikë e Kosovë, një sondazh dhe mbi atë se çfarë duam të kujtojmë

1.

Ekziston në Manhattan, pjesën e poshtme e lindore të tij, një shesh me emrin Samuel Dickstein. I përket një kongresmeni amerikan që shërbeu plot 11 mandate, i zgjedhur për herë të parë më 1922. “Më 1937 hyri në Ambasadën sovjetike në Washington dhe ia ofroi ambasadorit shërbimet e veta për 25 mijë dollarë në vit-tri herë rroga e tij kongresiste. Në këmbim, ai u shiti pasaporta false spiunëve sovjetikë. Dhe mbante dëgjime publike tërheqëse për media ku hulumtoheshin armiqtë e Josip Stalinit në SHBA. Dosja e tij qe e mbyllur në KGB për 60 vjet”.