Vështrime

Dyqind fjalët e një nobelisteje polake për një çerekshekull të vjedhur

Mbi Daytonin, Xhemë Mustafën, vëllezërit Bytyçi dhe të gjithë të tjerët

1.

Para 25 vjetësh isha në Tuzëll, qytet në Bosnje e Hercegovinë. Çdo natë, nga larg, do të dëgjohej ndonjë shpërthim, sa për të lajmëruar se është ende luftë. Në qendër të qytetit, disa muaj më herët, ushtria e Republikës serbe kishte hedhur predha 130 mm, duke vrarë 71 qytetarë, shumica të rinj, të të gjitha nacionaliteteve, që atë ditë pranvere kishin dalë në sheshin e kafiterive.