Vështrime

Një urim ndryshe për Ditën e Flamurit

Çfarë na bën patriotë nuk është shuma e parullave që brohorasim dhe flamujve që valëvisim, por bindjet e përbashkëta për të mirën e përbashkët. Kjo arrihet me patriotizëm të bazuar në Kushtetutë, jo me patriotizëm deklarativ. Dhe me reflektim mbi atdhedashurinë e pasuruar me vlera kosmopolitane.

Një popull së pari duhet ta sqarojë se për çka dhe për cilat gjëra është krenar. Kjo është baza e definicionit të patriotizmit. Folklori e dekoron patriotizmin, më shumë s’arrin dot. Është lehtë të jesh krenar me të kaluarën. Por më e rëndësishme është të jesh krenar me mënyrën se si sillesh dhe çfarë qasje ke si popull e shoqëri ndaj të kaluarës. Çfarë na bën patriotë nuk është shuma e parullave që brohorasim dhe flamujve që valëvisim, por bindjet e përbashkëta për të mirën e përbashkët. Kjo arrihet me patriotizëm të bazuar në Kushtetutë, jo me patriotizëm deklarativ.