Vështrime

Pushka pa barut e Donald T.

Si e mbështeti për muri partinë e tij presidenti amerikan? Dhe si po shndërrohet Donald Trumpi në rrezik për Amerikën?

Si e mbështeti për muri partinë e tij presidenti amerikan? Dhe si po shndërrohet Donald Trumpi në rrezik për Amerikën?

Tiradat e Donald Trumpit nuk po bëjnë punë më. E mori në telefon dhe e kërcënoi ministrin e Brendshëm të shtetit Georgia duke i bërë thirrje të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Ministri republikan nuk iu nënshtrua terrorit verbal. Kërcënimet e Trumpit mobilizuan përkrahësit e demokratëve në Georgia, ku u votua për dy vende në Senat. Duket se të dyja vendet i kanë fituar kandidatët demokratë.