Vështrime

S’ka më kohë për t’u humbur me premtimet e Parisit për klimën

COVID-19 ka përmbysur gjithë botën më 2020. Por edhe na ka treguar se kur ekziston një konsensus politik për veprim, zgjuarsia dhe inovacioni njerëzor mund të bashkëdyzohen në shkallën dhe shpejtësinë e duhur për të përkuar me sfidat globale.

Me një shpejtësi të pashembullt, ne kemi zhvilluar, kemi testuar dhe kemi filluar që të japim vaksina të shumëfishta efikase ndaj COVID-19. Tani duhet që ta kemi të njëjtën vendosmëri për ta luftuar edhe tjetrën sfidë të madhe ekzistenciale ndaj njerëzimit: ndryshimin klimatik.