Vështrime

Merkeli minus Angela

Lascheti apo Soderi për kancelar? Merkel-plusi apo një bavarez që shtiret për burrë të sertë? Akteri i tretë në këtë lojë, natyrisht, është COVID-19. Vitin e shkuar, gjermanët e zotë ia dolën që ta mbanin disi nën kontroll pandeminë. Sot, vendi është duke kapërcyer prej izolimit në izolim, teksa numri i rasteve të infektimit po ngrihet. Nëse kriza vazhdon, elektorati gjerman do të mund ta parapëlqente një xhaxha topolak, të parashikueshëm nga Rhinelandi para ambicies së shfrenuar të një mbreti në synim nga Bavaria

Zgjedhja e liderit të një partie evropiane – njërës prej përafërsisht 200 syresh në Bashkimin Evropian – normalisht nuk përbën ndonjë lajm të madh. Por i tillë është kur partia është forca më e fuqishme politike në vendin më të madh dhe më të pasur të BE-së.

Gjatë fundjavës, Unioni Kristiandemokrat i Gjermanisë (CDU) ka caktuar Armin Laschetin, kryeministrin jo fort aspirues e fytyrëqeshur të Rhine-Westphalisë Veriore, për kryesues të tij. Laschet nuk është kushedi se çfarë ylli në skenën politike. Por mbajani mend emrin,