Vështrime

Vaksina si (gjeo)politikë

Vija ndarëse mes Kosovës dhe Serbisë është tash vijë ndarëse mes një vendi pa vaksinë dhe një vendi që bëhet lider në vaksinim: një ilustrim i sfidave gjeopolitike të COVID-19

1.

E pashë tek një mik bullgar një statistikë lidhur me vaksinimin kundër COVID-it në nivel evropian. Në krye të listës ishte Britania e Madhe, e cila po vazhdoi me këtë ritëm vaksinimi, do të mbërrijë “imunitetin e tufës” (të 70 për qind të popullatës së vaksinuar) në gusht të këtij viti. Në fund të listës ishte Bullgaria, e cila po vazhdoi me këtë ritëm vaksinimi, do ta mbërrijë imunitetin e tufës (me 70 për qind të popullatës së vaksinuar) më 2040.