Vështrime

Logjika e shantazhit me parullën: “E dua edhe unë një komunë”

Një kandidate për deputete të komunitetit boshnjak paska thënë: “E votoj atë kryeministër që i themelon dy komuna boshnjake, një në Prizren e një në Pejë”. Kjo është logjikë shantazhi: rendi organizativ i shtetit duhet të prishet për shkak se një komunitet i caktuar dëshiron komuna të reja. Pse duhen këto komuna boshnjake? A janë boshnjakët të diskriminuar në Pejë e Prizren që të kërkojnë komuna të tyre të veçanta? A ka shembuj konkretë të diskriminimit? Apo komuna kërkohet për të hapur disa vende pune në administratë? Pra, për të punësuar njerëz me çelës etnik dhe nepotist.

“E votoj atë kryeministër që i themelon dy komuna boshnjake, një në Prizren e një në Pejë”: kështu deklaron një kandidate për deputete të komunitetit boshnjak në Kosovë. Dhe kësisoj ajo tregon logjikën e mbrapshtë të të kuptuarit të shtetit si vetëshërbim.

Një kandidate për deputete të komunitetit boshnjak paska thënë: “E votoj atë kryeministër që i themelon dy komuna boshnjake, një në Prizren e një në Pejë”. Kjo është logjikë shantazhi: rendi organizativ i shtetit duhet të prishet për shkak se një komunitet i caktuar dëshiron komuna të reja. Pse duhen këto komuna boshnjake? A janë boshnjakët të diskriminuar në Pejë e Prizren që të kërkojnë komuna të tyre të veçanta? A ka shembuj konkretë të diskriminimit? Apo komuna kërkohet për të hapur disa vende pune në administratë? Pra, për të punësuar njerëz me çelës etnik dhe nepotist.

A është kërkesa për komuna boshnjake në Kosovë paralajmërim se nesër, në rast se shtrohet në rend të ditës njohja e Kosovës nga Bosnjë-Hercegovina, qeveritarët në Sarajevë do të kërkojnë komuna për komunitetin boshnjak në Kosovë? Që tani Kosova ka komuna të tepërta. Gjithsej 38.