Vështrime

Kosova të përpilojë një doracak për miqtë ndërkombëtarë për të kërkuar edhe nga ta llogari

Nëse rikujtohen të gjitha kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Kosovës në 30 vjetët e fundit, Kosova ka një rezultat impresiv në pranimin dhe zbatimin e tyre. Këtë tash nuk e dinë shumë zyrtarë ndërkombëtarë që kërkojnë nga Kosova “të jep diçka”. Ndoshta e vetmja kërkesë të cilën askush në Kosovë nuk e ka zbatuar, e as nuk ka dashur ta zbatojë, ka qenë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Nuk është lehtë për të gjetur një datë nga e cila do të duhej nisur për të bërë një pasqyrë të “kontratave” të Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare dhe një analizë të asaj që Kosova ka pranuar dhe zbatuar.