Vështrime

S’ka kohë për të humbur

Këtë muaj, Bill Gates e publikoi librin e tij të ri “How to Avoid a Climate Disaster: The Solutions We Have and the Breakthroughs We Need”.

Connie Hedegaard: Më lejoni së pari ta bëj një pranim: Për vite me radhë kam menduar se ju jo veçanërisht keni qenë të interesuar për ndryshimet klimatike. Më kujtohet qartë një seancë e mbyllur në Davos, disa vjet më parë. Diskutimet u përqendruan në klimë, në vend se në temat e tjera të qëndrueshmërisë, dhe ju u larguat nga dhoma.