Vështrime

Përtej shkundjes së Perëndimit

Një vit më parë Konferenca vjetore e Sigurisë së Mynihut ishte ngjarja e fundit ndërkombëtare që ndodhi para se bota të mbyllej, si pasojë e COVID-19. Titulli kryesor i konferencës “Shkundja e Perëndimit” nuk mund t’u shkonte më për shtat fërkimeve dhe tensioneve brenda familjes euroatlantike dhe rendit ndërkombëtar në një botë gjithnjë e më zeropolare.

Të premten që shkoi, udhëheqësit botërorë u mblodhën sërish në Mynih, tashmë virtualisht, në një format më të ngushtë, për të diskutuar veçanërisht bashkëpunimin midis SHBA-së dhe Evropës, në epokën post-Trump. Kësaj radhe me një titull të ri, “Përtej shkundjes së Perëndimit” dhe pa pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Rusisë dhe Kinës. Një kthim pak a shumë në formatin e hershëm të Mynihut për trajtimin e sfidave të sigurisë brenda hapësirës euroatlantike.