Vështrime

Me një këmbë në burg

Më 15 shkurt 2008, ditë e premte, presidenti francez Nicolas Sarkozy vizitoi qytezën Périgueux në jugperëndim të Francës. Ndërsa po fliste me nxënësit e një shkolle, ai u tha atyre se nga e diela, pra nga 17 shkurti 2008, do të duhej ta korrigjonin hartën e Evropës, sepse kontinentit do t’i shtohej edhe një shtet: Kosova. Më 18 shkurt, e hënë, Sarkozy ia dërgoi një letër presidentit të atëhershëm të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ku e njoftonte se si president i Francës kishte nderin që në përputhje të plotë me Deklaratën e Bashkimit Evropian të pranojë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Kosovarët kështu e ruajnë në kujtesë presidentin francez.

Për herë të parë që nga themelimi i Francës bashkëkohore më 1958, një president i vendit dënohet për ryshfet. Fjala është për Nicolas Sarkozy, i cili ishte në krye të Francës si kryetar mes viteve 2007-2012

Më 15 shkurt 2008, ditë e premte, presidenti francez Nicolas Sarkozy vizitoi qytezën Périgueux në jugperëndim të Francës. Ndërsa po fliste me nxënësit e një shkolle, ai u tha atyre se nga e diela, pra nga 17 shkurti 2008, do të duhej ta korrigjonin hartën e Evropës, sepse kontinentit do t’i shtohej edhe një shtet: Kosova. Më 18 shkurt, e hënë, Sarkozy ia dërgoi një letër presidentit të atëhershëm të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ku e njoftonte se si president i Francës kishte nderin që në përputhje të plotë me Deklaratën e Bashkimit Evropian të pranojë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Kosovarët kështu e ruajnë në kujtesë presidentin francez.

Por që nga dje karrierës së bujshme të Nicolas Sarkozy i është shtuar edhe një njollë jo aq e vogël. Me një vendim historik, ish-presidenti francez është dënuar të hënën për ryshfet dhe ushtrim të palejueshëm ndikimi. Gjykata Penale e Parisit e ka dënuar atë me 3 vjet burgim, dy prej të cilave me kusht. Gjykatësit theksuan se është provuar që Sarkozy më 2014 ishte përpjekur që përmes avokatit të tij të siguronte informata sekrete nga kryeprokurori i Gjykatës së Lartë. Thuhet se kryeprokurorit ia kishte premtuar një post në Principatën e Monakos. Sarkozy dyshohej se mund të ketë shfrytëzuar dobësinë mendore të miliarderes Liliane Bettencourt për t’i marrë asaj para. Me dënimin e djeshëm, për herë të parë që nga themelimi i Francës bashkëkohore më 1958, një president i vendit dënohet për ryshfet. Sarkozy ishte në krye të Francës si kryetar mes viteve 2007-2012.