Vështrime

Ethet e së premtes

Pra, nesër na presin ethet e së premtes, edhe pse për këto ethe është dhënë vaksina nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ambasadat e Kuintit dhe nga Ambasada e Kosovës në Facebook. Këto zhurma politike do të mbesin vetëm zhurma, kakofoni të kota, sepse në realitet asnjërës parti të opozitës nuk do t’i konvenonte shkuarja në zgjedhjet e sërishme të parakohshme e që do të ishte funerali i tyre politik.

Përndryshe, munden edhe që t’i marrin seriozisht thirrjet publike të Partisë Socialiste Demokratike, të PSD-së dhe të mos e votojnë kandidimin e zonjës Osmani për presidente të Republikës së Kosovës, mirëpo pastaj lirisht le të llogarisin në bashkëngjitjen e tyre të të bërit opozitë së bashku me PSD-në në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës apo nëpër studiot e debateve politike të kanaleve të shumta televizive në Kosovë.

Zgjedhja është e tyre

Pra, nesër na presin ethet e së premtes, edhe pse për këto ethe është dhënë vaksina nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga ambasadat e Kuintit dhe nga Ambasada e Kosovës në Facebook. Këto zhurma politike do të mbesin vetëm zhurma, kakofoni të kota, sepse në realitet asnjërës parti të opozitës nuk do t’i konvenonte shkuarja në zgjedhjet e sërishme të parakohshme e që do të ishte funerali i tyre politik. Përndryshe, munden edhe që t’i marrin seriozisht thirrjet publike të Partisë Socialiste Demokratike, të PSD-së dhe të mos e votojnë kandidimin e zonjës Osmani për presidente të Republikës së Kosovës, mirëpo pastaj lirisht le të llogarisin në bashkëngjitjen e tyre të të bërit opozitë së bashku me PSD-në në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës apo nëpër studiot e debateve politike të kanaleve të shumta televizive në Kosovë. Zgjedhja është e tyre

Sot është 1 Prilli, festa ndërkombëtare e politikanëve. Pas 364 ditëve me gënjeshtra vjen edhe 1 Prilli, dita e shënuar legjitime e gënjeshtrave. Në Perëndim asgjë të re.

Sirtari im është i mbushur me kabllogramet diplomatike, të cilat duhej shoshitur gjatë ditëve që i lamë pas.