Vështrime

Letra të anijeve fantazmë

1.

Ambasadori gjerman në Prishtinë mohoi, me një gjuhë që ka mundur të jetë më e përzgjedhur, se Qeveria e tij qëndron prapa jo-letrës. Njëri efekt pozitiv i kësaj jo-letre ndoshta do të mund të ishte që Gjermania dhe Franca me të vërtetë të prodhonin një kornizë më të dinamizuar politike për negociatat Kosovë-Serbi. Herën e fundit kur një gjë e këtillë kishte ndodhur qe viti i largët 1998

1.

Brenda më pak se një muaji patëm rastin të lexojmë dy “non-paperë” rreth Ballkanit Perëndimor, pra, lexuam dy letra të cilat janë sipas përshkrimit në anglisht, “jo-letra”, pra letra që u mohohet ekzistenca, letra që nuk janë letra, letra që nuk ekzistojnë.