Vështrime

Modi po i bie fyellit derisa India po digjet

Më 28 janar, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, shpalli fitoren kundër COVID-19. Duke iu folur gjatë një samiti virtual të Forumit Ekonomik Botëror, ai kërkoi duartrokitje për shpëtimin e "njerëzimit nga një katastrofë e madhe duke frenuar koronavirusin në mënyrë efektive". Tre muaj më vonë, India është epiqendra e pandemisë.

Çfarë po ndodh para syve të botës në Indi është një kërdi që ishte nxitur nga shefi i vetëdashuruar i Qeverisë së këtij vendi të madh”, vlerëson Kapil Komireddi, në një analizë në revistën politike amerikane, “Foreign Policy”

Më 28 janar, kryeministri i Indisë, Narendra Modi, shpalli fitoren kundër COVID-19. Duke iu folur gjatë një samiti virtual të Forumit Ekonomik Botëror, ai kërkoi duartrokitje për shpëtimin e "njerëzimit nga një katastrofë e madhe duke frenuar koronavirusin në mënyrë efektive". Tre muaj më vonë, India është epiqendra e pandemisë.

Mirëpo, “Modi po i bie fyellit derisa India po digjet”, ka vlerësuar që në titull Kapil Komireddi, në një analizë në revistën politike amerikane, “Foreign Policy”. Ai është autor i librit “Një republikë zemërligë: Histori e shkurtër e Indisë së re”.