Vështrime

Një propagandist antishqiptar nga Novi Sadi

Në mediat gjermane prezantimet që i bëhen Aleksandar Tishmës zakonisht fillojnë kështu: ai ishte kronist i Novi Sadit, qytetit shumëkombësh të Vojvodinës, shkrimtar i madh evropian, i cili në romanet dhe tregimet e tij hulumtonte thellësisht ekzistencën njerëzore dhe shpaloste humnerat e dhunës dhe çmendurinë e dashurisë. Që në vitin 1988, shtëpia botuese “Rilindja” botoi në Prishtinë romanin e Tishmës “Libri për Blamin”. Aty përshkruhet Novi Sadi i viteve 50-të. Hebreu Blam shëtit nëpër rrugët e qytetit të tij të lindjes, humb në kujtime në botën e zhdukur, kujton tregtarët e dikurshëm të rrugicës së dikurshme të hebrenjve, kujton familjen, kujton vajzën hebraike Lili Ehrlich, dashurinë e tij të rinisë, e cila ishte arratisur në Itali. Kritiku i madh gjerman i letërsisë, Marcel Reich-Ranicki, e quante veprën e Tishmës “letërsi të madhe evropiane”. Në romanin “Përdorimi i njeriut”, Tishma rrëfen jetën e katër të rinjve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai rrëfen pa patos dhe pa sentimentalitet mbi atë se si njeriu e keqpërdor njeriun si objekt. Romanet e tjera të Tishmës janë: “Kapo”, “Besnikëria dhe tradhtia”, “Shkolla e ateizmit” etj.

Aleksandar Tishma është njëri nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë serbe. Duke qenë me prejardhje hebraiko-serbe, ai ka përshkuar tmerret e Luftës së Dytë Botërore në Novi Sad, kryeqytetin e Vojvodinës në Serbinë veriore. Romanet e tij janë përkthyer në disa gjuhë, e veçanërisht në gjermanisht. Tani janë botuar në gjermanisht edhe memoaret e tij. Aty lexuesi zbulon një autor antishqiptar – dhe një përbuzës të tmerrshëm të grave.

Në mediat gjermane prezantimet që i bëhen Aleksandar Tishmës zakonisht fillojnë kështu: ai ishte kronist i Novi Sadit, qytetit shumëkombësh të Vojvodinës, shkrimtar i madh evropian, i cili në romanet dhe tregimet e tij hulumtonte thellësisht ekzistencën njerëzore dhe shpaloste humnerat e dhunës dhe çmendurinë e dashurisë. Që në vitin 1988, shtëpia botuese “Rilindja” botoi në Prishtinë romanin e Tishmës “Libri për Blamin”. Aty përshkruhet Novi Sadi i viteve 50-të. Hebreu Blam shëtit nëpër rrugët e qytetit të tij të lindjes, humb në kujtime në botën e zhdukur, kujton tregtarët e dikurshëm të rrugicës së dikurshme të hebrenjve, kujton familjen, kujton vajzën hebraike Lili Ehrlich, dashurinë e tij të rinisë, e cila ishte arratisur në Itali. Kritiku i madh gjerman i letërsisë, Marcel Reich-Ranicki, e quante veprën e Tishmës “letërsi të madhe evropiane”. Në romanin “Përdorimi i njeriut”, Tishma rrëfen jetën e katër të rinjve para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai rrëfen pa patos dhe pa sentimentalitet mbi atë se si njeriu e keqpërdor njeriun si objekt. Romanet e tjera të Tishmës janë: “Kapo”, “Besnikëria dhe tradhtia”, “Shkolla e ateizmit” etj.

Disa citate në vijim tregojnë për talentin e Tishmës si rrëfyes: “Do të isha i kënaqur po të mund të shkruaja libra me përmbajtje më të lumtur”; “Ai ndihej zotërues i kohës dhe përmes saj edhe zotërues i dijes, dhe meqë besonte se dija hap portat ndaj çdo synimi për të mirën, ai ndihej edhe zotërues i fatit të tij”; “Librat kanë ndikim vetëm ndaj njerëzve të cilët për nga natyra janë të krijuar për të menduar”.