Vështrime

Kush refuzon të vaksinohet në Zvicër, nuk duhet të lejohet të udhëtojë në Kosovë gjatë pushimeve verore!

Në numrin e djeshëm të gazetës “Tages Anzeiger” mikrobiologia shqiptare nga Zürichu, Fatime Imeri ankohet mbi numrin e ulët të shqiptarëve të Zvicrës të cilët interesohen të marrin vaksinën kundër koronës.

Në tavolinën e saj të punës çdo ditë përfundojnë dhjetëra mostra të personave të mbrojtur nga virusi. Mjekia shqiptare analizon antitrupat. Çfarë i bie në sy Fatime Imerit është se pothuaj asnjë mostër nuk i përket personave me emër shqiptar. Nga kjo ajo nxjerr përfundimin se ende shumë pak shqiptarë janë vaksinuar.