Vështrime

Në dialog është e nevojshme edhe përfshirja e boshnjakëve të Kosovës

Lidhur me deklaratën e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas takimit në lidhje me dialogun në Bruksel

Disa vjet më parë, gjatë debatit më të gjerë në Qeveri, në Kuvend dhe në media në Republikën e Kosovës në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi botova një artikull në disa media në të dyja gjuhët - boshnjake dhe shqipe - me titull: "Është e nevojshme për boshnjakët e Kosovës të marrin pjesë në procesin e dialogut".

Ndërkohë, si përfaqësues të zgjedhur të komunitetit kombëtar boshnjak nga koalicioni Vakat, të angazhuar në institucionet e Republikës së Kosovës, ne kërkuam me shkrim dhe me shpjegime të drejtpërdrejta nga kryeministri i atëhershëm Haradinaj dhe nga Zyra e BE-së pjesëmarrjen tonë në dialog.