Vështrime

Hijeshia e paqëndrueshme e financave globale private

Edhe njëherë, tregjet në zhvillim janë në listën e rrjedhjes së kapitalit – asaj jo më pak marramendëse, ngaqë është kaq familjare. Edhe njëherë, ngritjet dhe uljet e luhatjeve të tregut financiar në këto ekonomi janë kryesisht të gjeneruara nga forcat e jashtme, e jo nga politikat kombëtare. Por, mundësia që edhe gabimi më i vogël i brendshëm t’i vërë ato në turielë ende është shumë e madhe.

Pavarësisht të gjitha shqetësimeve, qasja më e madhe në financat globale private nuk ka qenë fort e dobishme për shumicën e ekonomive në zhvillim dhe atyre të zhvilluara gjatë dy dekadave të fundit, aq më pak gjatë pandemisë. Të dhënat sugjerojnë se zgjidhjet për dilemat aktuale makroekonomike që ende varen në të ardhurat neto të kapitalit privat mund në fund të fundit vetëm ta intensifikojnë problemin

Edhe njëherë, tregjet në zhvillim janë në listën e rrjedhjes së kapitalit – asaj jo më pak marramendëse, ngaqë është kaq familjare. Edhe njëherë, ngritjet dhe uljet e luhatjeve të tregut financiar në këto ekonomi janë kryesisht të gjeneruara nga forcat e jashtme, e jo nga politikat kombëtare. Por, mundësia që edhe gabimi më i vogël i brendshëm t’i vërë ato në turielë ende është shumë e madhe.

Tetëmbëdhjetë muajt e fundit kanë ofruar dëshmi të shumëfishta për këtë. Sipas Institutit për Financa Ndërkombëtare, rrjedha totale e kapitalit në tregjet në zhvillim ka rënë për 13 për qind më 2020, në 313 miliardë dollarë. Por kjo shifër e lartë i fsheh ndryshimet e thella, nga rënia dramatike në marsin e 2020-s deri te rimëkëmbja në muajt pasues dhe brishtësia e theksueshme që atëherë e tutje.