Vështrime

Krijimi i një rrjetëzimi inkluziv të Kombeve të Bashkuara

Qëkur Guterres drejtoi takimin e 75-vjetorit të Asamblesë së Përgjithshme në shtatorin e kaluar, vazhdimisht ka folur për nevojën e "multilateralizmit të rrjetëzuar", në të cilin familja e Kombeve të Bashkuara, institucionet financiare ndërkombëtare, organizatat rajonale, blloqet e tregtisë dhe të tjerët punojnë së bashku më ngushtë dhe në mënyrë efektive

Konkurrenca e fuqisë së madhe, ngritja shqetësuese e nacionalizmit ksenofobik, kërcënimet ekzistuese mjedisore dhe sulmi i vazhdueshëm COVID-19 paraqesin sfida të mëdha të qeverisjes globale. Pavarësisht këtyre problemeve, udhëheqësit botërorë kanë ngarkuar sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, António Guterres, që të rekomandojë hapa për të çuar përpara angazhimet e gjera që u përmbahen së ashtuquajturës Deklarata e UN75 të vitit të kaluar, në të cilën Asambleja e Përgjithshme u zotua të sigurojë “të ardhmen që duam”.

Raporti i shumëpritur i sekretarit të përgjithshëm, “Agjenda jonë e përbashkët”, pritet të publikohet këtë shtator dhe do të përfitonte nga një mjet pasues për të peshuar rekomandimet e raportit dhe për të shqyrtuar dhe miratuar idetë më të mira të raportit. Prandaj, ne mbështesim propozimin për një Samit Botëror mbi Qeverisjen Globale Gjithëpërfshirëse, që përfshin një numër të gjerë pjesëmarrësish.