Vështrime

Rrëfimi i rrezikshëm i Putinit për Ukrainën

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i fiksuar pas Ukrainës - ose, më mirë të themi, me pretendimin se Ukraina nuk ekziston. Në paraqitjen e tij vjetore televizive më 30 qershor, ai ka deklaruar se “ukrainasit dhe rusët janë një popull i vetëm”. Më pas ka botuar një artikull që synonte të justifikonte atë “bindje”, duke gjurmuar historinë e përbashkët të dy vendeve. Është një ligjëratë masteri për dezinformim - dhe një hap më pak se shpallja e luftës.

Putini thotë se

Putini e fillon përrallën e tij në Rusinë antike, ku rusët, ukrainasit dhe bjellorusët u bashkuan nga një gjuhë dhe - pas “pagëzimit të Rusisë” me fenë ortodokse - një besim deri në shekullin e pesëmbëdhjetë. Edhe në mes të copëzimit, shkruan Putini, njerëzit e perceptuan Rusinë si atdheun e tyre të përbashkët. Sipas këtij rrëfimi, lufta polako-ruse e viteve 1605-1618 ishte, për njerëzit, “çliruese”. Ukrainasit u “ribashkuan” me pjesën tjetër të popullit ortodoks rus, duke formuar “Rusinë e vogël” dhe fjala “Ukrainë” u përdor me kuptimin diçka si “në kufi”.