Vështrime

Si të arrijmë neutralizimin e karbonit

Rregullat për zvogëlimin dhe heqjen e kreditimit, të financuara përmes tregjeve ndërkombëtare të karbonit drejt zotimeve për neutralizim të karbonit prej blerësve, duhet ta parandalojnë vendnumërimin. Rikuperimi postpandemik paraqet një mundësi të rrallë për t’i përshpejtuar veprimet klimatike. Bota mund të rindërtohet në një mënyrë që, jo vetëm e transformon shpejt dhe e dekarbonizon ekonominë globale, por edhe promovon prosperitet, ringjallje dhe shumë më shumë drejtësi

Shkenca e tha troç: për t’i shmangur efektet më të dëmshme të ndryshimit klimatik, bota duhet t’ia dalë që të mos ketë emetime të gazeve serrë deri kah mesi i shekullit. Kjo do të thotë se duhet të ulen emetimet e gazeve serrë, që shkaktohen nga njerëzit, deri në nivelet më të ulëta të mundshme dhe të balancohen gazet e tjera të mbetura, duke e larguar përfundimisht një masë ekuivalente të gazeve serrë nga atmosfera. Më pas bota duhet të na sigurojë që largimi i gazeve serrë do t’i tejkalojë emetimet.

Në mënyrë që të arrihet neutralizimi i karbonit duhet të ketë transformim thelbësor të energjisë globale dhe sistemeve industriale, transportit dhe infrastrukturës, po ashtu edhe agrikulturës, pylltarisë dhe shfrytëzimit të tokës. Këta 10-15 vjetët e ardhshëm janë vendimtarë. Edhe pse bota ka shumë synime klimatike afatgjata, asaj i mungojnë strategjitë për t’i realizuar investimet, dhe ligjet e duhura.