Vështrime

Rasti i taksave për importim të karbonit

Singapor - Vënia e taksave për përmbajtjen e karbonit në importe, siç planifikojnë ta bëjnë Bashkimi Evropian dhe Qeveria e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, mund të ndihmojë në prishjen e trendit në rritje të emetimeve globale të gazeve serrë. Por politikëbërësit duhet t’i zbatojnë tarifat e tilla në mënyrën e duhur.

Për fillestarët, një tarifë kufiri e karbonit duhet të caktohet nga llogaria e kostos së përfitimit në favor të vendosjes së çmimit të “eksternalitetit” negativ ose dëmtimit të derdhjes - domethënë, përmbajtja e karbonit - në prodhimin e mallrave të importuara

Singapor - Vënia e taksave për përmbajtjen e karbonit në importe, siç planifikojnë ta bëjnë Bashkimi Evropian dhe Qeveria e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, mund të ndihmojë në prishjen e trendit në rritje të emetimeve globale të gazeve serrë. Por politikëbërësit duhet t’i zbatojnë tarifat e tilla në mënyrën e duhur.

Duke u përqendruar në emetimet e lidhura me konsumin, sesa vetëm në prodhimin e brendshëm, taksat e tilla do të synonin afërsisht një të pestën e emetimeve të lidhura me importin, që përjashtohen zakonisht nga llogaritjet e kontributeve të përcaktuara në shkallë vendi të vendeve sipas Marrëveshjes së klimës së Parisit më 2015. Ato gjithashtu do të ishin në kohën e duhur, duke pasur parasysh divergjencën në rritje mes emetimeve të bazuara në konsum dhe prodhim. Për shembull, që nga viti 1990, emetimet e bazuara në prodhim në SHBA janë rritur me 3 për qind, ndërsa emetimet e bazuara në konsumin e vendit u rritën për 14 për qind gjatë së njëjtës periudhë.